Uzuni ka një premtim për tifozët

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, e nisi titullar sfidën kundër Izraelit, të cilën kuqezinjtë tanë e humbën me përmbysje 1-2. Pas mungesës në Islandë, Uzuni u rikthye titullar kundër Izraelit, por nuk arriti të lërë gjurmë.

Megjithatë, bomberi kuqezi duket optimist për shanset e Shqipërisë në UEFA Nations League këtë sezon dhe u ka premtuar tifozëve të Shqipërisë se lojtarët e Kombëtares do të luftojnë deri në fund.

“Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët që na mbështesin në ditë të mira dhe në ditë negative. Do të luftojmë deri në fund. Forca Shqipëri!”, shkroi Uzuni.

Shqipëria ka vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve të para, ndërsa Izraeli kryesues ka 4 pikë. Islanda renditet në vendin e dytë, me 2 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Britania djeg pajisjet e blera në pandemi: Miliarda funte shkojnë në tym

Story i radhës

Grimierja ia anuloi takimin në minutën e fundit, këngëtarja zbulon se u grimua vetë në Met Gala

Të fundit nga