Gresa krenare për rezultatin në Slloveni 

May 24, 2022
1 minut lexim

Atletja e kombëtares së Kosovës, Gresa Bakraçi, anëtare e KA Besa e Pejës, po shënon rezultate të mira edhe në garat jashtë vendit.

Gresa është krenare për rezultatin e mirë në Mitingun e Sllovenisë. Ajo rekordin shtetëror ia dedikon Salih Tahirajt. Synimet e atletes pejane janë që të përmirësojë edhe më shumë kohën. 

“Rekord i ri shtetëror 4:20.56 minuta më 1500 metra në Mitingun Slovenia.  

Një falënderim shumë i veçantë shkon për Salih Tahiraj i cili gjatë qëndrimit tim në Slloveni më siguroi të gjitha kushtet elitare që i nevojiten një sportisti.

Duke nisur nga udhëtimet, akomodimi dhe ushqimi, të gjitha nga ndihma dhe dëshira e tij që unë të performoj sa më mirë në garë.

Salihi është një person që më ka ndihmuar shumë herë në trajnime speciale ndër vite dhe jam shumë mirënjohëse që jam e rrethuar nga njerëz kaq punëtorë dhe sportdashës.

Ky rekord i kushtohet z. Salih Tahiraj”, ka shkruar Bakraçi në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

7 pyetje psikologjike që do ju ndihmojnë të ‘lexoni’ këdo

Story i radhës

Pendarovski dhe Vuçiq me një fotografi nga Davos përshëndesin vendimin e Kishës Ortodokse Serbe

Të fundit nga

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë