Greqia me ditë të tëra po lufton me zjarret e pakontrollueshme

July 26, 2023
min lexim

Greqia e cila është nën ndikimin e të nxehtit përvëlues, po përballet me zjarret e pyjeve që nuk mund të kontrollohen prej ditësh, veçanërisht në ishullin Rodos, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat greke, flakët filluan të rriteshin sërish në rajonet Malonas, Vatio dhe Genadio të ishullit Rodos dhe u bënë evakuime të reja. Me gjithë ndërhyrjet, zjarri i cili shpërtheu 9 ditë më parë nuk mundi të vihej nën kontroll dhe flakët u shtuan me efektin e erës së fortë.

Nga ana tjetër, zjarri në ishullin e Korfuzit ka vazhduar të përhapet ndërsa disa vendbanime në rajon janë evakuuar mbrëmjen e djeshme si masë paraprake. Disa shtëpi dhe biznese në rajonet Apraos dhe Kalamaki u dëmtuan nga zjarri.

“Mund të jetë zjarrvënie”

Nënkryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, Nikos Muzakitis i tha Korporatës Greke të Radios dhe Televizionit ERT se “në një moment, flakët filluan të shfaqen papritmas dhe një automjet u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes”.

Duke thënë se kanë qenë “në gatishmëri” për të ndjekur incidente të tilla kohët e fundit, Muzakitis tha se “mund të ketë zjarrvënie”.

Më shumë se 600 zjarre shpërthyen në të gjithë vendin

Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, Vasilis Kikilyas tha se më shumë se 600 zjarre shpërthyen në të gjithë vendin në 13 ditët e fundit.

Autoritetet theksojnë se zjarret në ishujt Rodos dhe Korfuz janë më të rrezikshmit në vend.

Dy persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit zjarrfikës

Raportohet se dy persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit zjarrfikës në rajonin Platanistos, i cili ndodhet rreth 200 kilometra larg Athinës, kryeqytetit të Greqisë.

Në deklaratën nga Komanda e Forcave Ajrore Greke thuhet se avioni i tipit CL-215 është rrëzuar në rajonin e Platanistos gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit.

Në aksident humbën jetën piloti 34-vjeçar Hristos Mulas dhe ndihmës-piloti 27-vjeçar Periklis Stefanidis.

– Türkiye mbështet përpjekjet për shuarjen e zjarreve

Türkiye, Izraeli, Egjipti, Bullgaria, Italia, Malta, Franca, Jordania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia dërguan ndihma për të ndihmuar shuarjen e zjarreve të vazhdueshme në pyjet e Greqisë.

Me udhëzimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dy avionë amfibë zjarrfikës dhe një helikopter zjarrfikës që i përkasin Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë së Türkiye-s, me një ekuipazh fluturimi prej nëntë personash, mbërritën në Athinë më 22 korrik.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Threads sjell funksionalitetin e shumëkërkuar

Story i radhës

Shtëpia muze e Dritëro Agollit/ Vlerësim për shkrimtarin e madh, Veliaj: Destinacion i ri në kryeqytet

Të fundit nga

ShkoLartë