Gratë ukrainase stërviten për luftë me Rusinë

January 31, 2022
1 minut lexim

Një grup i grave ukrainase vullnetarisht po trajnohen për përdorimin e armëve që të jenë të zonja të vetëmbrohen në rast të pushtimit rus. Fundjavën me stërvitje e kaloi edhe Svetlina Putlina e cila drejton një organizatë fetare për gratë myslimane në Kharkiv .

Pesëdhjetë vjeçarja ka në plan të qëndrojë në qytet me anëtarët e moshuar të familjes për të luftuar kundër pushtimit.

Fëmijët do të dërgohen në një vend që ne mendojmë se është të paktën relativisht i qetë, ndërsa personat e familjes sonë do të qëndrojnë në qytet për të mbrojtur vendin” deklaroi Svetlina Putlina, kryetare e organizatës së grave myslimane në Krahkiv.

Edhe Viktoria Balesina, 55 vjeç, merr pjesë në këto seanca stërvitore. Gjuha e saj amtare është rusishtja, por që nga fillimi i tensioneve ruse me Ukrainën, ajo përpiqet të flasë ukrainisht.

Kharkiv është qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, vetëm 40 kilometra nga kufiri me Rusinë. Disa kanë frikë se nëse Rusia sulmon, Kharkiv mund të jetë një nga objektivat e parë. Një grup tjetër grash që tashmë kanë kaluar trajnime ushtarake po i bashkohet vullnetareve që bëjnë rrjeta ushtarake për t’i dërguar në vijën e parë të frontit.

Grumbullimi i rreth 100 mijw trupave nga Rusia pranë kufirit me Ukrainën ka sjellë paralajmërime gjithnjë e më të forta nga Perëndimi se Moska synon të pushtojë. Rusia po kërkon garanci që NATO-ja të mos lejoj Ukrainën të bashkohet me aleancën dhe të ndalojë vendosjen e armëve ushtrisë veri-atlantike pranë kufijve rusë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arta Bilalli-Zendeli zgjidhet zv.anëtare e Komitetit për zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut.

Story i radhës

Takimi Ahmeti-Kurti, Grubi: Hasëm mirëkuptim, Kurti premtoi rishqyrtim të masave!

Të fundit nga

Si po lëkundet rendi liberal kudo në Perëndim

Në mbarë botën perëndimore, rendi liberal po humb terren, ndërsa partitë e qendrës së majtë përballen me sfida të mëdha nga elektorati, rivalët politikë dhe ndryshimet sistemike. Idealet dikur dominuese, si globalizimi,

Volejbollisti përplaset me arbitrin duke e rrëzuar

Ndeshja e Ligës së Kampionëve të volejbollit për meshkuj ndërmjet Perugias dhe Saint-Nazaire u arbitrua nga rumuni Paul Catalin Szabo-Alexi dhe gjermani Benedikt Geukes. Gjatë sfidës francezi Henri Leon në tentativë për të rikuperuar
ShkoLartë