Arta Bilalli-Zendeli zgjidhet zv.anëtare e Komitetit për zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut.

Byroja e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, në mbledhjen e mbajtur më 28 janar të vitit 2022, ka zgjedhur Arta Bilalli-Zendeli për zëvendësanëtare e Komitetit për zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut.

“Ky është një komision i posaçëm i cili i vlerëson kualifikimet e kandidatëve për gjykatës si dhe drejtshmërinë e zbatimit të procedurave nacionale nga shtetet e ndryshme në lidhje me selektimin e gjykatësve, pas së cilave propozimet e veta ua rekomandon anëtarëve/deputetëve të Asamblesë parlamentare, para se ata/ato të votojnë për gjykatës në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut.

Komisioni përbëhet nga 20 anëtarë dhe po aq zëvendës, të cilët nominohen nga grupet partiake të Asamblesë parlamentare. Anëtarët dhe zëvendësanëtarët janë juristë të dalluar dhe detyra e tyre është që personalisht t’i intervistojnë kandidatët për gjykatës në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut për të vlerësuar se a i përmbushin kualifikimet e duhura për ta kryer këtë funksion me përgjegjësi.

Gjatë vlerësimit të përmbushjes së kualifikimeve dhe respektimit të procedurës nga shtetet përkatëse, Komisioni përgatit Rekomandim deri tek Asambleja parlamentare duke potencuar se cili/cila kandidat/kandidate vlerësohet si më i/e dalluar.

Nëse vlerëson se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet, Komisioni mund të kërkon që shteti përkatës të dorëzon listë tjetër me kandidatë tjerë”, ka deklaruar Zendeli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Goditën arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena, vihen në pranga 2 shtetas

Story i radhës

Gratë ukrainase stërviten për luftë me Rusinë

Të fundit nga