Gratë që kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale kanë tru më të zhvilluar

min lexim

Hulumtimet mbi seksin dhe trurin e grave tregojnë se kryerja e aktivitetit nën çarçafë ka edhe më shumë përfitime sesa mendojmëne .

Mund të kemi menduar se tashmë dinim gjithçka për seksin: nga mënyra se si një marrëdhënie ndikon në shëndetin tonë fizik dhe mendor, tek sa kalori djegim në çarçafë, deri tek formula për të zbuluar nëse kryejmë mjaftueshëm seks. Ajo që ne nuk e dinim, megjithatë, është se lidhja midis seksit dhe shëndetit është në fakt shumë më e thellë. Sidomos kur bëhet fjalë për përfitimet e seksit në trurin tonë.

Sipas një studimi të ri, të publikuar në “Journal of Neuroscience”, seksi mund të jetë përgjegjës për një tru më të zhvilluar, veçanërisht korteksin somatosensor. Studiuesit në fakt kanë identifikuar rajonin e trurit që lidhet me stimulimin gjenital te femrat, duke zbuluar jo vetëm se është më i zhvilluar se ai i meshkujve, por se zhvillimi i tij varet edhe nga sa aktive është një grua nën çarçafë. Me fjalë të tjera: sa më shumë seks të bëjë një grua, aq më i zhvilluar është truri i saj.

Seksi dhe truri: rezultatet e studimit

Hulumtimi analizoi një grup grash vullnetare të moshës 18 deri në 45 vjeç, të angazhuara në stimulimin e klitorit ndërsa truri i tyre u skanua përmes imazhit funksional të rezonancës magnetike (fMRI).

Rezultatet konfirmuan se rajoni i korteksit somatosensor të trurit ishte aktivizuar tek çdo grua në momentin e stimulimit. Studiuesit gjithashtu i pyetën pjesëmarrëset se sa shpesh kishin bërë seks vitin e kaluar dhe zbuluan se trashësia e zonës së trurit në fjalë ishte më e zhvilluar tek gratë që raportuan marrëdhënie më të shpeshta seksuale.

Kjo nuk është hera e parë që shkenca tregon se seksi është i mirë për trurin. Në vitin 2016, një ekip studiuesish nga Universiteti McGill në Kanada zbuloi se gratë e reja që kryejnë marrëdhënie kanë më shumë gjasa të kujtojnë gjëra sesa homologet e tyre seksualisht joaktive.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky premton se do ta “çlirojë” territorin e marrë nga rusët

Story i radhës

Nga ‘flirtimi’ në Instagram te udhëtimi në Miami/ Pse fansat janë të bindur se Vinicius Jr dhe Ester Exposito janë bashkë?

Të fundit nga