Gratë e Prizrenit e gjejnë veten në artizanate

July 30, 2023
1 minut lexim

Punësimi i grave në institucione private e publike mbetet sfidë. Megjithatë, disa prej tyre kanë filluar ta gjejnë veten me aktivitete të ndryshme me të cilat sigurojnë të ardhura.

Heroida Zeqiri ka kohë që merret me punë dore, e cila pas disa trajnimeve, ka arritur ta këtë biznesin e saj.

“Jam marrë me këtë zeje, po vij këtu për ta përforcuar atë dhe jam shumë shumë e kënaqur. Tashmë e kam filluar biznesit tim, që është modest. Por, tash me këto rrjetet sociale ka më shumë interesim se sa që e kemi pritur”, tha Heroida.

Në Prizren, dhjetëra gra po marrin mësime për disa zanate.

“Këto janë punime të kursisteve që i marrim. Shpresoj që kanë me pas mundësi ta kthejnë në biznes që të kenë përfitime”, tha Hyrmete Celina, modeliste.

Ndërkaq, Venera Rada trajnuese në këtë kurs, ka thënë se shumë kursiste kanë hapur punëtoritë e veta.

Lirije Xhemaj Bytyqi, drejtoreshë e turizmit në Prizren tha se gratë dhe vajzat e komunës sonë kanë mundësi që të aftësohen në gjashtë lloje të kurseve, si djegie në dru, reliev në letër, dizajne, rrobaqepëse, punime me rruaza si dhe punime me kurdele.

Por, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se mundësitë e përkrahjes së grave në hapjen e bizneseve të tyre nuk janë të lehta.

“Ne kemi pas raste që kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatat, pastaj organizatat përmes programeve të tyre bëjnë selektimin e atyre që i plotësojnë kriteret. Në mënyrë direkte nuk e kemi atë mundësi, por gjithmonë do të jemi të gatshëm të përkrahim trajnimet dhe të përkrahim profesionalizim të mëtutjeshëm”, tha Totaj.

Do theksuar se rrobaqepësia, punimet me rruaza dhe dizajnimi ngelen artizanatet më të preferuara të grave të Prizrenit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Merr flakë makina e turistit gjerman në Përmet, detajet e para

Story i radhës

Cilat janë profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut?

Të fundit nga

ShkoLartë