Gratë afgane nën regjimin taleban përballen me kufizime të shumta

February 13, 2022
1 minut lexim

Që kur morën kontrollin e kryeqytetit afgan gushtin e kaluar, talebanët kanë vendosur kufizime të rënda për gratë dhe vajzat duke detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga arsimimi, karriera, shpresat dhe ëndrrat e tyre. Por të paktën një organizatë ndërkombëtare po përpiqet të ndihmojë në lehtësimin e këtyre kufizimeve ndaj tyre.

Për gratë dhe vajzat afgane, jeta ndryshoi kur talebanët morën Kabulin në vitin 2021, duke detyruar forcat amerikane dhe ndërkombëtare të bëjnë një tërheqje kaotike nga vendi.

Talebanët mbyllën shkollat e mesme për vajzat dhe vendosën kufizime të tjera për gratë, duke përfshirë punësimin.

Grave u është thënë se nuk mund të kthehen në punë ose të shfaqen në vende publike pa u shoqëruar nga një burrë. Vajzat mbi 12 vjeç nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Talebanët po i lënë vetëm ato vajza dhe gra që shkojnë në universitete, por ato duhet të mbulojnë kokën dhe fytyrën. Ata kanë ndarë edhe klasat e vajzave dhe djemve”, thotë Arizoo Sadaat nga organizata “Gratë për Gratë Ndërkombëtare” në Afganistan.

Jeta e grave është tkurrur në rutinat shtëpiake. Blerja e ushqimeve dhe vizita e të afërmve mbeten aktivitetet e vetme në jetën e tyre.

“Unë jam në kontakt me pjesëmarrëset tona të programit Gratë për Gratë Ndërkombëtare, ato janë shumë të frikësuara. Ato kanë qenë të frikësuara që nga rënia e Afganistanit në duart e talebanëve”, thotë zonja Sadaat.

Gratë për Gratë Ndërkombëtare në Afganistan është një organizatë e shoqërisë civile, qëllimi i së cilës është të ndihmojë gratë dhe vajzat afgane në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Organizata rihapi qendrat e saj të trajnimit në fund të janarit. Këto programe trajnimi përfshijnë klasa biznesi dhe të ekonomisë shtëpiake.

Organizata thotë gjithashtu se ka rifilluar transfertat e parave për pjesëmarrëset e programit.

“Gjithashtu, në fund të muajit po u paguajmë një bursë me vlerë 10 dollarë. Përmes kësaj, ne po ndihmojmë pjesëmarrësit”.

Zonja Sadaat shpreson se së shpejti do të lehtësohen kufizimet e vendosura ndaj grave dhe vajzave në Afganistan./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me fanellën e Arsenalit që mban emrin e tij, Granit Xhaka del në mbështetje të Donald Veshajt për finale

Story i radhës

Kur duhet t’i thuash “jo” kompanisë

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë