Me fanellën e Arsenalit që mban emrin e tij, Granit Xhaka del në mbështetje të Donald Veshajt për finale

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka dalë në mbështetje të Donald Veshaj për finalen e Big Brother VIP.

Aktori që bërë bujë të madhe brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, është njëri nga katër finalistët e edicionit të parë VIP të shout real televiziv, së bashku me Ilir Shqiri, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira.

Mesfushori i Arsenalit i ka dalë publikisht në mbështetje Donaldit për të dalë triumfues në Big Brother VIP.

Ai e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën ka të veshur një fanellë të Arsenalit që ka emrin e protagonistit të BBV.

Donald së pari më lër të flas. Sukses në finale, jemi me ty”, dëgjohet duke thënë Xhaka në videon e shpërndarë në InstaStory, ndërsa krahas banorit të famshëm e ka etiketuar edhe vëllanë e tij, Romeo Veshaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ardian Kozniku me ekipin e tij fiton Superkupën e Kuvajtit 

Story i radhës

Gratë afgane nën regjimin taleban përballen me kufizime të shumta

Të fundit nga