Grabitën me dhunë 150 mijë lekë në një banesë, zbulohen autorët, një në pranga

February 23, 2022
1 minut lexim

Zbardhet ngjarja e ndodhur në 12 janar, në fshatin Vinjollë të Kurbini, ku 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150.000 lekë të rinj në një banesë.

Policia ka vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerët.

Autorët me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150.000 lekë të rinj.

Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar Egli Duma, 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit Islam Kabili, 30 vjeç, banues në Krujë dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Egli Durma, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Brenda laboratorit të drogës në mullirin e Shirokës (VIDEO)

Story i radhës

Policia e Kosovës në aksion, gjobiten qytetarët e Ferizajt

Të fundit nga

ShkoLartë