gostivari drejt rikthimit te ujit te pijshem testet e fundit dalin pozitive por ende pritet konfirmimi zyrtar 6a7a136122fb3

Gostivari drejt rikthimit të ujit të pijshëm! Testet e fundit dalin pozitive, por ende pritet konfirmimi zyrtar!

August 10, 2026
1 minut lexim

Uji i pijshëm vazhdon të jetë i ndaluar për konsum nga uji i ujësjellësit në qytetin e Gostivarit.

Ekipi i TV 21 sot qëndroi në këtë qytet, ku nga Shtabi Lokal i Krizës na bënë të ditur se po vazhdojnë punën në terren për t’ju dalë në ndihmë banorëve.

 

Sipas tyre, në katër vendbanime po bëhet furnizimi me ujë teknik, ndërsa në pesë pika të caktuara vazhdon shpërndarja e ujit të pijshëm të ambalazhuar. Zudi Xhelili sqaroi detajet mbi zonat që po mbulohen me ujë teknik, si dhe për përkrahjen e institucioneve shëndetësore.

Megjithatë, sinjalet pozitive vijnë nga analizat e fundit laboratorike. Xhelili njoftoi se parametrat fiziko-kimikë dhe biologjikë po shfaqin përmirësim të dukshëm, gjë që jep shpresë se shpejt uji nga ujësjellësi i qytetit do të jetë sërish i sigurt për përdorim.

 

Deri në marrjen e konfirmimit zyrtar nga autoritetet shëndetësore, mbetet në fuqi rekomandimi që uji nga rrjeti i ujësjellësit të mos përdoret për pije.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lizzo pozon me bikini dhe feston humbjen e peshes 6a7a10bc2b7f8
Lajmi i mëparshëm

Lizzo pozon me bikini dhe feston humbjen e peshës

cmimet e ushqimeve ne korrik jane me te lartat ne tre vjet 6a7a14b072073
Lajmi i radhës

Çmimet e ushqimeve në korrik janë më të lartat në tre vjet

Të fundit nga

Lizzo pozon me bikini dhe feston humbjen e peshës

Lizzo ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke pozuar me bikini rozë metalike pranë pishinës. Këngëtarja 38-vjeçare ndau fotografitë në Instagram të dielën, duke treguar format e saj gjatë
ShkoLartë