Milani u mund nga Chelsea me rezultatin 3:0 në “Stamford Bridge” në një sfidë ky padyshim dominuan anglezët. Italianët e Piolit dukeshin të pafuqishëm në fushë, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta.
Pas humbjes në Champions League, sulmuesi Olivier Giroud publikoi një postim në Instagram në të cilin përshëndeti dhe falënderoi tifozët. Ai gjithashtu u shpreh se kuqezinjtë kërkojnë të fitojnë të shtunën kundër Juventusit për të kompensuar humbjen.
“Shumë i zhgënjyer për natën e kaluar, por ne e mbajmë kokën lart me një dëshirë të fortë për t’u rikthyer kundër Juventusit… Faleminderit për mbështetjen tuaj”, u shpreh Giroud.
Kujtojmë që tre golat u shënuan nga Fofana në minutën e 24-t, në minutën e 56-të shënoi Obamejang dhe goli i tretë u shënua në minutën e 62-të nga Xhejms. Kjo humbje ka çuar Milanin në vendin e tretë në grup dhe komplikon shanset e kuqezinjve për kualifikimin e mëtejshëm në turne.