Dy ndeshje të luajtura sot në NBA. Brooklyn fitoi 129-100 ndaj Philadelphia, një hakmarrje për Durant e Irving ndaj ish-shokut të tyre të skuadrës James Harden, larguar nga Nets një muaj më parë.
40 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, ndërkohë që Durant me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Brooklyn.
Për Philadelphia u dallua Embiid me 27 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar.
Në takimin tjetër, ekipi i Golden State mundi 113-102 Denver, duke korrur fitoren e dytë radhazi dhe dalë nga kriza e dy javëve të fundit.
Ndeshje mjaft e mirë e Stephen Curry, autor i 34 pikëve, mbështetur nga Poole me 21 pikë e Thompson me 18. Për Denver, 23 pikët e 12 rebound të Nikola Jokic mbetën për statistikë.