“Gjyq” publik mbrëmë për Donaldin, Elgit Doda ka diçka për të thënë

February 12, 2022
1 minut lexim

Mbrëmë u mbajt gjysmëfinalja e reality show-t më të famshëm në Shqipëri, “Bog Brother Albania VIP”.

Donaldi dhe Einxhel u shpallën dy finalistët e fundit të këtij edicioni, duke iu bashkuar Ilirit dhe Beniadës.

Nata është zhvilluar mes emocionesh e surprizash të bukura, por nuk shpëtoi dot pa ndodhur edhe një skenë e pakëndshme.

Gjatë vizitës së tyre më herët në shtëpi, Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi kanë hedhur e pritur disa batuta me Donaldin, Arjolën dhe Ilirin.

Konkretisht, Mamaqi u shpreh për të ngacmuar Donaldin se do të merrte Borën në serialin e tij të ri, ndërsa Donaldi e priti me sportivitet këtë deklaratë duke thënë se duhet ta paguajë mirë Borën.

Gjithashtu, ai sugjeroi edhe një rol për Ilir Shaqirin si partneri i Borës në film.

Salsano shtoi se edhe Donaldi duhet të kishte një rol në serial si “killer”, i cili do të vriste Ilirin dhe Borën dhe dashur padashur, edhe Trixën.

Këto fjalë Donaldi i kaloi me sportivitet, teksa Arjola dhe Iliri qeshën me të madhe.

Mirëpo, pikërisht për këto skena duket se Beatrix është lënduar duke mos dashur të vijë mbrëmë në darkën e organizuar nga “BBV” brenda shtëpisë, ku ishin të pranishëm edhe disa ish-banorë të tjerë.

Donaldit iu bë një “gjyq” publik për faktin që Trixa u mërzit, ndërsa ai u shpreh se ishte gjithçka në kuadrin e shakasë dhe kurrë s’do ta ulte figurën e Beatrix.

Për gjyqin ndaj Donaldit ka reaguar edhe miku i tij k ngushtë, Elgit Doda i cili me humor e ironi, ka publikuar këto story:

Image

Elgit Doda/ Instagram

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rangnick i kërkon United të blejë urgjent një sulmues

Story i radhës

Po voziste makinën e prindërve, 12-vjeçari vdes pasi përplaset me kamionin

Të fundit nga

ShkoLartë