Gjykata Kushtetuese sot mban seancë, do të shqyrtojë dy nisma

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 9-të në vitin 2022 në të cilën në rend të ditës janë dy nisma dhe një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave.

Nisma e parë, siç bëjnë të ditur nga Gjykata Kushtetuese është në lidhje me Vendimin për rekomandime dhe masa për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse Covid-19.

Nisma e dytë që do të shqyrtohet sot është vendimi i komandantit të Postës ushtarake 4770 Kumanovë.

 

Ndërkaq, si pikë e tretë në rend të ditës është Kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të dorëzuar nga ish-kryetari i Gjykatës Themelore Penale – Shkup, Vlladimir Pançevski, kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore – Veles dhe Gjykatës së Apelit – Shkup.

Story i mëparshëm

Tërheqja e detit në Shqipëri, profesor Osman Metalla shpjegon fenomenin

Story i radhës

Vieira dhe Rooney bëhen pjesë e “Hall of Fame” të Premier Ligës

Të fundit nga