Gjobiten 89 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoninë e Veriut, njëri kapet me 206 km/h

April 26, 2022
1 minut lexim

Njësiti mobil për siguri në komunikacionin rrugor gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuara në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles për të gjobitur automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, ndërsa janë gjobitur 89 shoferë.

Prej tyre 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar dhe dy vetura me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Nga MPB njoftojnë se një nga shoferët është kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 206 kilometra në orë.

MPB u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojnë bashkërisht për rrugë më të sigurta.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria për 100 ditëshin e mandatit të ri organizon seancë tematike

Story i radhës

Humbja ndaj shqiptarëve solli vendimin ekstrem

Të fundit nga

ShkoLartë