Shumë më tepër kjo shoqëri duhet të bëjë, që të dalë mbi vetëvetën me një përpjekje të vendosur dhe të qelë sytë para asaj që i kanoset, dhe tek fakti e të qenit si shoqëri bashkëkohore dhe e aftë për të qenë e përgjegjshme dhe për të ndërhyrë në realitetet e veta, si një forcë e përbashkët demokratike, që vendos për fatin e popullit të vet dhe në rrjedhat e tij, dhe të asaj që ka vlerë të lartë kulturore e arsimore.
Një ndjenjë e pa këndshme po dominon për qytetarët dhe fëmijët e shkollave të Kosovës, kjo ndjenjë po bëhët edhe më e tensionuar që pas një kohëzgjatje të llomotitjeve dhe mosmarrëveshjeve në mes SBASHK-ut, dhe qeverisë, për ngritjen e pagave të mësimdhënësve, duke mos llogaritë kohën e humbur, edukatën dhe diturinë e tyre.
Pse duhet të jemi pesimist dhe aq të pa sinqertë, apo jemi duke e harruar shumë shpejtë të kaluarën dhe atë pjesën e dhimbshme të kombit tonë dhe ofendimet që po na i bënë i njëjti agresor sot dhe me një qëndrim djallëzor, ndërsa ne, flijmë akoma në pamundësi që ta zgjojmë vetëvetën nga ëndërrat e zhgënjyera të folklorizmave patriotik, duke menduar se të tjerët duhet të kujdesen gjithëherë për ne…
Nuk është aq vështirë që ta përcaktojmë një vi të përbashkët politike dhe strategjike dhe ti japim kahe të rëndësishme e serioze domethënjës së këtij shteti demokratik, të cilin e kemi ëndërruar me shekuj dhe ndërtuar me shumë mundi dhe sakrifica, dhe është mëkat i pa falshëm, nëse ne sot, abuzojmë me fëmijët tanë dhe gjeneratat e reja, duke ua ndërprerë mësimin nëpër shkolla, përshkak të rritjes së pagave të mësimdhënësve.
Kuptohet me lehtësi se punëtorët e arsimit duhen të shpërblehen nga puna e tyre edukativo-arsimore me pagën që e meritojnë, por jo të barazohet dituria e fëmijëve tanë me poltikat e Sindikatave, që mirren me rritjen dhe koficentin e lekëve, sikur tani këto ditë të shtatorit, fëmijët e shkollave tona në Kosovë, bredhin nëpër rrugë dhe shtëpia, duke humbur orë të panumërta të mësimit.
Pytja se cila është premisa që duhet ta zgjedh Qeveria e Kosovës, me SBASHK-un, në rend të parë, duhet që fëmijët tanë të fillojnë procesin mësimor menjëherë në gjitha shkollat e Kosovës, një proces i domosdoshëm, që duhet të zhvillohet dhe trajtohet jashtë politikave, i cili në madhështinë e një pune që kërkon të përputhët me madhështinë e qëndrimit tonë ndaj fëmijëve dhe gjeneratave të ardhshme, përveq se është obligim edukativ e moral, është edhe obligim njerëzor për sëcilën shoqëri demokratike.
Politikat aktuale të lidershipit tonë, duhet edhe vet ti korigjojmë dhe t’i kemi parasysh, sepse janë në shënjestër të vemendjes së opinioneve ndërkombëtare, e cila nuk lë përshtypjen e vullnetit që ngjall besimin pa rezerva dhe medyshje, shkaku qëndron në faktin se, as në kohen reale që e kemi përpara vetës, nuk e kemi gjetur ende receptin e duhur dhe të nevojshëm që i shëron plagët tona të freskëta dhe në përputhje me konceptet e mirëfillta që e ndërtojnë dhe zhvillojnë shoqërinë tonë.
Kjo ndjenjë e tillë shqetësimi e qytetarëve të Kosovës, për fëmijët e tyre, ngjall pasiguri dhe trazim të pa nevojshëm në brendinë e këtij vendi, nëse kemi parasysh edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja dhe mënyrën e zhvillimit të tyre, si dhe vendosmërinë për të vënë në veprim vullnetin e tyre, që të gëzojnë një liri dhe hapësirë me përpjekjen që të bëhën jo vetëm përsonalitet, por edhe ti shërbejnë me devotshmëri këtij vendi.
Janë të pa qarta kundërshtimet dhe lajthitjet e SBASHK-t, ndaj qëndrimeve të qeverisë për plotësimin e kritereve dhe pagave në arsim, por duhet ti përgjigjemi pyetjes se, në ç’masë i jep populli të drejtë dhe vlerë këtij pushteti sindikalist, të cilëve po u mungon serioziteti dhe përkushtimi ndaj punës së tyre edukative e arsimore, të cilët po i shfrytëzojnë fëmijët e shkollave, për të plotësuar nevojat e tyre, apo rritjen e pagave, kur ka zgjidhje të tjera.
Megjithatë, nëse ndeshëmi me rrëshqitjen në akullin që po ia kurdisim vetëvetës, Kosova do të përballët me një krizë edhe më të thellë politike dhe institucionale, duke shkuar deri në atë pikë sa mëzi do arrihet domëthënja e këtij shteti në konceptet pozitive dhe për të ekzistuar si shtet demokratik, nëse i referohemi mirëqenjes qytetare, por edhe kushteve e rrethanave në të cilat ekziston, prandaj duhet të mendojmë pakëz më me LOGJIKË dhe të përceptojmë krizën që po ia krijojmë vetëvetës, përmes atyre që akoma ushtrojnë sovranitet klanor në këtë vend, siq është opozita e sotme, që po krijojnë përshtypjen e të qenit të jashtëzakonshëm me domethënjën e njeriut «egoist».
Nëse shkojmë në thelbin e çështjes, në fakt për të parë dhe prekur bërthamën që kemi nevojë për të, sepse eshtë vetë e ardhmja e këtij vendi, ku cilësia dhe aftësia e brendshme e saj qëndron në mes atyre njerëzve, që ia dojnë të mirën këtij populli dhe vendi, duke e trajtuar pushtetin njerëzor dhe shtetin e Kosovës, sikur që është në realitet, pa interesa vetiake dhe partiake, përndryshe nuk do të ketë kuptim as ky shtet, ndoshta as ky popull…?
Në këto rrethana, ndoshta duhet të lëshojë pe Qeveria Kurti, përshkak të shumë rrethanave tjera dhe gjendjes në të cilën gjindet Kosova, ndërsa, qëndrimi i SBASHK-ut, të mbetët në ndërgjegjën e tij, i cili po e zbeh përditë e më shumë rrolin e vet sindikalist, që një mënyrë sikur edhe në këtë rast ka hypur mbi «vagën» e matjes së vet, duke rënë shumë poshtë, me nëçmimin e punës dhe rrolin edukativ e arsimor të gjeneratave të reja, të cilëve ua kemi me borxh edukimin e shëndoshë dhe njerëzor, por jo vetëm me lek …