Gjirokastër/ Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 200 shoferë të gjobitur

February 21, 2022
1 minut lexim

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllimin zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, si dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagarancë të shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në fshatin Sopik, Dropull, pasi në afërsi të fshatit Sofratik, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi V. R., 62 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj, pasi në fshatin Krahës, Memaliaj, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident automobilistik, vetëm me dëme materiale.

-Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 4 leje drejtimi, konkretisht: 2 leje drejtimi të pezulluara për “Drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit” dhe 2 leje drejtimi të pezulluara për “Qarkullim i automjetit në sens të kundërt”.

Janë vendosur 283 masa administrative, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike, mosvendosjen e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit dhe për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Janë bllokuar 3 automjete për mungesë dokumentacioni.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Humbe diamantin për një gur”/ Fansat kërkojnë rikthimin e Donaldit me Borën, moderatorja çudit me reagimin e saj

Story i radhës

Reagon SHKK për rastin e Donjeta Pajazitaj: Urdhëresa për dërgimin e të akuzuarit në seancë, ka ardhur me vonesë nga gjykata

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë