“Humbe diamantin për një gur”/ Fansat kërkojnë rikthimin e Donaldit me Borën, moderatorja çudit me reagimin e saj

Ndonëse arriti të krijojë një romancë të re dashurie brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’me këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj, fansat ende duan ta shikojnë Donadin në krahët e Borës.

Kjo vihet re edhe  në një postim të bërë në Instagram Bora e cila  shfaqet më elegante se kurrë e veshur me një fustan të zi, gjatë natës ‘Prime’ të ‘Përputhen’ ka marrë shumë komente nga ndjekësit.

Fansat e saj e kanë komentuar moderatoren me fjalët më të ëmbla, ku disa prej komenteve ajo i ka bërë like, madje edhe ju ka kthyer përgjigje.

Nga një vështrim i shpejtë në postimin e Borës, vihet se se ‘fun-page’ të ndryshme apo persona të tjerë i kanë bërë tag aktorit Donald Veshaj.

“Për një qef për nje merak e humbe një diamant”-shkruan njëri prej tyre.

Megjiatë, Bora ka vendosur të mos ju kthejë përgjigje këtyre komenteve, madje as nuk i ka fshirë ato duke  rritur me shumë dyshime të publiku se si do të shkoj e gjithë kjo histori.

Ju rikujtojmë se, Pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Donaldi nuk është shfaqur në asnjë intervistë që ka të bëjë me ‘Top Channel’ apo rrugëtimin e tij brenda shtpisë, pasi nuk ra dakord lidhur me çmimin e fituar nga Iliri.

Edhe marrëdhënia me Beatrixën ende duket e paqartë për publikun pasi ata nuk kanë bërë asnjë postim të përbashkët apo të fotografohen në shoqërinë e e njëri-tjetrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A do të ndalen ekspeditat pushtuese të Vladimir Putin?

Story i radhës

Gjirokastër/ Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 200 shoferë të gjobitur

Të fundit nga