gjesti i vecante i protestuesit u dhuron lule efektiveve ne shenje solidariteti per policin e vrare 6a21d72f7f81c

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

June 4, 2026
1 minut lexim

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec.

Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre njerëzore ndaj efektivëve të policisë ndërsa këtë të enjte kanë kryer edhe një gjest të veçantë.

Protestuesi shihet teksa u jap lule të kuqe dhe të bardha efektivëve të policisë të cilët janë vendosur kordon para ambienteve të Kryeministrisë.

Ky gjest vjen në shenjë solidariteti për policin e vrarë.

Policët nuk e refuzuan dhuratën e protestuesit teksa i janë përgjigjur me një buzëqeshje e më pas janë rikthyer në detyrë. Lulen e mbajnë në duar pas shpine teksa vijojnë detyrën e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

premtime miliardeshe nga mitrovica kurti paraqet premtimet per kater vitet e ardhshme 6a21d6b552447
Lajmi i mëparshëm

Premtime miliardëshe nga Mitrovica, Kurti paraqet premtimet për katër vitet e ardhshme

be ja i akordon 100 mln euro ndihme libanit 6a21d790468c8
Lajmi i radhës

BE-ja i akordon 100 mln euro ndihmë Libanit

Të fundit nga

BE-ja i akordon 100 mln euro ndihmë Libanit

Bashkimi Evropian do të akordojë 100 milionë euro mbështetje financiare shtesë për Forcat e Armatosura të Libanit, në një kohë kur vendi po përpiqet të ruajë armëpushimin e brishtë me Izraelin. Shefja
ShkoLartë