gjermania thyen rekord mbi 309 mije persona marrin pasaporten ne nje vit 6a148705c1a0e

Gjermania thyen rekord, mbi 309 mijë persona marrin pasaportën në një vit

May 25, 2026
1 minut lexim

Gjermania ka shënuar rekord të ri në dhënien e shtetësisë. Vetëm gjatë vitit 2025, mbi 309 mijë persona kanë marrë pasaportën gjermane, numri më i lartë i regjistruar deri tani.



Sipas mediave gjermane, të paktën 309,852 persona janë natyralizuar si shtetas gjermanë gjatë vitit të kaluar, duke kaluar ndjeshëm shifrën e vitit 2024, kur shtetësinë e morën 291,955 persona. Rritja lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në ligjin e shtetësisë që hynë në fuqi në mesin e vitit 2024 dhe që e kanë bërë shumë më të lehtë marrjen e pasaportës gjermane.

Një nga ndryshimet kryesore është lejimi i shtetësisë së dyfishtë, çka do të thotë se emigrantët nuk detyrohen më të heqin dorë nga shtetësia e origjinës për të marrë atë gjermane. Po ashtu, periudha minimale e qëndrimit në Gjermani është ulur nga tetë në pesë vite. Raporti është publikuar nga e përjavshmja gjermane Welt am Sonntag dhe bazohet në të dhënat e 14 nga 16 shtetet federale të Gjermanisë. Ende mungojnë statistikat nga Mecklenburg-Vorpommern dhe Saksoni-Anhalt.

Sipas raportimit, disa shtete të tjera si Saksonia e Poshtme, Saarland dhe Schleswig-Holstein nuk kanë dorëzuar ende të gjitha të dhënat përfundimtare, megjithatë shumica e qyteteve dhe qarqeve në këto rajone kanë raportuar tashmë shifrat e tyre. Media gjermane thekson se në disa raste bëhet fjalë për të dhëna paraprake, çka do të thotë se numri final i personave që kanë marrë shtetësinë gjermane gjatë vitit 2025 mund të jetë edhe më i lartë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shembje e dheut prane nje kantieri ndertimi ne bunjakovec alarmojne qytetaret eshte demtuar infrastruktura 6a147520c7dc6
Lajmi i mëparshëm

Shembje e dheut pranë një kantieri ndërtimi në Bunjakovec, alarmojnë qytetarët: Është dëmtuar infrastruktura

mexhiti nga hapja e shtabit te vv se ne shkup i japim kahje fitores se re me 7 qershor 6a148fe5e2736
Lajmi i radhës

Mexhiti nga hapja e shtabit të VV-së në Shkup: I japim kahje fitores së re më 7 qershor

Të fundit nga

ShkoLartë