shembje e dheut prane nje kantieri ndertimi ne bunjakovec alarmojne qytetaret eshte demtuar infrastruktura 6a147520c7dc6

Shembje e dheut pranë një kantieri ndërtimi në Bunjakovec, alarmojnë qytetarët: Është dëmtuar infrastruktura

May 25, 2026
1 minut lexim
IMG 7434

​Iniciativa qytetare “Në mbrojtje të Bunjakovecit” ka publikuar fotografi dhe ka paralajmëruar për një shembje të dheut (rrëshqitje toke) në bashkimin e rrugës “Hristo Smirnenski” dhe bulevardit “Teodosij Gologanov”, pranë ish-fabrikës “Ivo Lola Ribar” në Shkup.

Sipas njoftimit, ka ndodhur një kolaps i tokës nën asfalt në afërsi të një kantieri të ri ndërtimi, për të cilin ata pohojnë se ka qenë duke punuar edhe gjatë festës shtetërore.

​Nga kjo iniciativë kanë shprehur shqetësimin e tyre duke shkruar:
​”Është dëmtuar e gjithë infrastruktura – kabllot e energjisë elektrike, telekomunikacioni… Se a janë të rrezikuara edhe korsitë e rrugës dhe troonet e bulevardit dhe rrugës – vlerësojeni vetë.”
​Nga aty alarmojnë se kjo situatë mund të përbëjë rrezik edhe për infrastrukturën rrethuese, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet kompetente lidhur me shkaqet dhe rrezikun e mundshëm për dëmtime të mëtejshme.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump marreveshja me iranin ose do te jete e shkelqyer ose nuk do te kete fare 6a146aee297a9
Lajmi i mëparshëm

Trump: Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e shkëlqyer, ose nuk do të ketë fare

Të fundit nga

ShkoLartë