gjermania planifikon takse per pijet me sheqer 69f240085df57

Gjermania planifikon taksë për pijet me sheqer

April 29, 2026
1 minut lexim

Qeveria në Gjermania ka miratuar një paketë të re reformash shëndetësore që përfshin vendosjen e një takse mbi pijet e gazuara me sheqer, duke nisur nga viti 2028.



Sipas qeverisë gjermane, kjo është në përpjekje për të frenuar rritjen e normave të obezitetit dhe për të ulur presionin mbi sistemin shëndetësor.

Sipas planit, të ardhurat nga kjo taksë, të vlerësuara rreth 450 milionë euro nuk do të shkojnë në buxhetin federal, por do të dedikohen drejtpërdrejt për sistemin shëndetësor.

Fondet pritet të përdoren për programe parandaluese, përfshirë nisma për promovimin e shëndetit në vendin e punës dhe projekte që synojnë përmirësimin e mirëqenies së popullsisë.

Detajet konkrete të taksës, përfshirë nivelin dhe mënyrën e aplikimit, mbeten ende në diskutim. Megjithatë, iniciativa po fiton mbështetje të gjerë si nga publiku ashtu edhe nga spektri politik.

Një sondazh i realizuar nga Forsa-s në muajin shkurt tregon se rreth 60% e qytetarëve gjermanë mbështesin vendosjen e një takse mbi pijet me sheqer, duke reflektuar një rritje të ndërgjegjësimit publik për pasojat e konsumit të tepërt të sheqerit.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aksident i rende ne tetove makina godet 29 vjecarin perfundon me lendime te renda 69f22e12c925a
Lajmi i mëparshëm

Aksident i rëndë në Tetovë: Makina godet 29-vjeçarin, përfundon me lëndime të rënda

aak ja merr pjese ne takim te haxhiu perfaqesohet nga gjini 69f240eade456
Lajmi i radhës

AAK-ja merr pjesë në takim te Haxhiu, përfaqësohet nga Gjini

Të fundit nga

ShkoLartë