Më 28.04.2026, në ora 07:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, një automjet i udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.R. (54) nga Tetova, ka goditur këmbësorin A.K. (29) po ashtu nga Tetova.
Në këtë aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik, vendi i ngjarjes është inspektuar nga ekipi i SPB Tetovë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Burimi: lajmpress.org



