​Gjermania i ofroi Polonisë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot

November 20, 2022
1 minut lexim

Gjermania i ofroi Polonisë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot për të siguruar hapësirën e saj ajrore pasi një raketë e humbur ra në territorin polak javën e kaluar, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

“Ne i ofruam Polonisë mbështetje në sigurimin e hapësirës ajrore me avionët tanë Eurofighter dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”, tha Lambrecht.

Qeveria gjermane njoftoi më parë se do t’i ofrojë ndihmë shtesë Polonisë fqinje në formën e patrullave të Eurofighter pas incidentit që shkaktoi frikë në botë se lufta në Ukrainë mund të përhapet mbi kufijtë e vendit, sipas agjencisë britanike.

Më shumë se një duzinë vende anëtare të NATO-s, të udhëhequra nga Gjermania, nisën një iniciativë në tetor për prokurimin e përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore për disa lloje kërcënimesh, përfshirë Patriotin.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Gjermania kishte 36 njësi Patriot dhe aktualisht janë 12 prej tyre, dy prej të cilave janë të dislokuara në Sllovaki.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reciprociteti i targave, SHBA shpreson në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë

Story i radhës

A mund të bëni dush gjatë stuhive me rrufe? Ekspertët japin përgjigjen përfundmitare

Të fundit nga

ShkoLartë