Gjermani, dënohet në moshën 97-vjeçare ish-sekretarja e kampit nazist

Irmgard Furchner (97), e cila u akuzua se ndihmoi “me vetëdije dhe vullnet” në vrasjen e 11.430 personave në kampin Stutthof në Gdansk (Danzig), Poloni, midis viteve 1943-1945 u dënua 2 vjet burg me kusht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Furchner, e cila në atë kohë punonte si sekretare në kampin e përqendrimit, u dënua me 2 vjet burg në seancën e vendimit në Gjykatën Shtetërore të Itzehoe pranë Hamburgut.

Thuhet se 65 mijë njerëz vdiqën në kampin nazist të përqendrimit Stutthof, ku punonte Furchner, dënimi i së cilës u shty për shkak se ishte 17-18 vjeçe në momentin e ngjarjes.

Në Gjermani, rojtari 102-vjeçar nazist i kampit të përqendrimit, Josef Schütz u dënua me 5 vjet burg në qershor, por nuk u arrestua sepse nuk kishte mundësi arratisjeje.





Story i mëparshëm

Barça bën gati 40 milionë për mesfushorin që shkëlqeu në Botëror

Story i radhës

Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Të fundit nga