Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një reagim të Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së në rrjetet sociale thuhet se Kosova tani është “një hap më tej në rrugën e saj evropiane”.

Më 14 dhjetor ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Sipas rregullave, mbajtësit e pasaportave të Kosovës që udhëtojnë në BE pa viza, do të mund të qëndrojnë për 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore.





Story i mëparshëm

Gjermani, dënohet në moshën 97-vjeçare ish-sekretarja e kampit nazist

Story i radhës

Kosova e para në rajon me energji diellore për ngrohje qendrore

Të fundit nga