Gjendja emocionale, Beatrix Ramosaj po refuzon edhe miqtë?

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” të gjitha personazhet “zbarkojnë” të dielën në “Fan Club”, në intervistë me Dojna Memën. 

Media mëson se një gjë e tillë nuk është opsionale por obligim i paraparë me kontratë. 

Përkundër këtij detaji, Beatrix i ka thënë jo paraqitjes së sotme. Lajmin e ka konfirmuar autorja dhe moderatorja e programit, Dojna Mema e cila i është referuar “gjendjes emocionale të Beatrix” si arsye për mungesën. 

Beatrix është e dyta konkurente që pas daljes nuk e ndjen veten të gatshme për intervistën e përcaktuar, pas FIfit e cila ishte në “Fan Club” tek pasi kaluan shumë javë pas daljes nga aventura teleivizive. 

Ramosaj nuk ka postuar asgjë as në rrjete sociale duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojë tërësisht larg vëmendjes. 

Ajo madje nuk ka komunikuar as me miqtë e saj. Këtë e pranoi në program DJ Dagz i cili tha se përkundër kontaktit ditën e djeshme, Trixa nuk i është përgjigjur. 

Ndërkaq, Dojna deklaroi se këngëtarja iu ka premtuar stafit që do jetë javën tjetër.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bora e madhe bllokon rrugët në këtë vend

Story i radhës

FSHF u përgjigjet akuzave

Të fundit nga