gjendet turisti qe humbi orientimin ne zonen e karaburunit 6acd5650b655c

Gjendet turisti që humbi orientimin në zonën e Karaburunit

October 12, 2026
1 minut lexim

Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit të Shqipërisë, pasi kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe kishte humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime, ndërhyrja e forcave të Njësisë Speciale Delta bëri të mundur lokalizimin e tij dhe nisjen e transportimit drejt qytetit të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacionit paraprak, angazhimi i forcave speciale nisi rreth orës 18:00, pas njoftimit për situatën në të cilën ndodhej shtetasi amerikan.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Njësisë Speciale Delta u angazhuan në terren për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e tij nga zona. Pas kërkimeve që zgjatën për disa orë, rreth orës 20:45, u arrit lokalizimi i shtetasit amerikan”.

“Pas gjetjes, u bë e mundur organizimi i transportimit të tij drejt Vlorës, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të vlerësuar dëmtimet e pësuara. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

foto provokuese nga vaska maya jama terheq vemendjen mes thashethemeve per tensione 6acd3b5be3701
Lajmi i mëparshëm

Foto provokuese nga vaska: Maya Jama tërheq vëmendjen mes thashethemeve për tensione

aksident tragjik ne itali humbin jeten dy te rinj 20 dhe 21 vjec pas perplasjes se makines me kamionin 6acd56b715052
Lajmi i radhës

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin

Të fundit nga

ShkoLartë