aksident tragjik ne itali humbin jeten dy te rinj 20 dhe 21 vjec pas perplasjes se makines me kamionin 6acd56b715052

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin

October 12, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy të rinjve, një vajze 20-vjeçare dhe një djali 21-vjeçar, në rajonin e Umbrias, në Itali.

Ngjarja ndodhi paraditen e 12 tetorit, në aksin rrugor Perugia-Bettolle, pranë daljes Passignano Ovest, në territorin e komunës Passignano sul Trasimeno, në provincën e Peruxhias.

Sipas mediave italiane, dy të rinjtë, të dy me origjinë nga rajoni i Markeve, po udhëtonin me një automjet që u përplas me një kamion. Aksidenti ndodhi në një segment të rrugës ku po zhvilloheshin punime dhe ku qarkullimi ishte kufizuar përkohësisht.

Pas përplasjes, të dy të rinjtë u nxorën nga automjeti dhe u transportuan me urgjencë, në gjendje kritike, drejt spitalit Santa Maria della Misericordia në Peruxhia.

Për shkak të plagëve të rënda, ata u shtruan në repartin e kujdesit intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën t’u mbijetonin dëmtimeve.

Ndërkohë në orët e vona të pasdites, spitali konfirmoi vdekjen e të dy të rinjve.

Rrethanat e aksidentit ndodhën në një segment rrugor të përfshirë nga punimet, ku korsia ishte ngushtuar përkohësisht. Ende nuk dihen detaje të tjera mbi shkaqet e përplasjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet turisti qe humbi orientimin ne zonen e karaburunit 6acd5650b655c
Lajmi i mëparshëm

Gjendet turisti që humbi orientimin në zonën e Karaburunit

me nje foto te perbashket time kadrijaj uron anita haradinajn per ditelindje 6acd577b7e419
Lajmi i radhës

Me një foto të përbashkët, Time Kadrijaj uron Anita Haradinajn për ditëlindje

Të fundit nga

ShkoLartë