Gjendet trupi i 14 vjeçarit i cili u mbyt dje në liqenin e Berovës

1 minut lexim

Është gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u mbyt dje në liqenin e Berovës.

Lajmi është konfirmuar nga organet kompetente ku kanë bërë të ditur se zhytësit e kanë nxjerrë trupin e djalit nga ujrat e liqenit mëngjesin e sotëm në orën 08:50.

“Ekipi i zhytësve të MPB-së – SAE “Tigrat”, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:50 ka gjetur dhe nxjerrë trupin e fëmijës që u mbyt në liqenin e Berovës pasditen e djeshme (02.07.2022).” thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i 14 vjeçarit është dorëzuar për autopsi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Vrapojnë në përkrahje të fëmijëve me autizëm

Story i radhës

Pakënaqësi për kampin e hendbollit në Gjakovë!

Të fundit nga