Pakënaqësi për kampin e hendbollit në Gjakovë!

Si gjithmonë ka pakënaqësi, por kësaj radhe pakënaqësi edhe për kampin e hendbollit që po mbahet në Gjakovë, për përzgjedhjen që u bë.

Se a është përzgjedhje e duhur apo jo, më së miri e dijnë trajnerët në përgjithësi që punojnë në hendboll. Nëse përzgjedhja nuk është reale, atëherë heshtja e tyre është në ndërgjegjen tyre. 

Një talent i hendbollit, që luan për kadetet, në njërin nga klubet e Republikës së Kosovës, nuk do të dal publikisht me emër, për faktin se mund të dënohet apo mund t’ju hakmerren. Ai shpreh pakënaqësi të mëdha me listën e hendbollistëve që u përzgjedh për kampin e Gjakovës.

“Jemi shumë lojtarë që na ka mbet hatri pse s’jemi. Shumë lojtarë janë shkuar me të njohshëm në kamp.  
Shumë lojtarë janë lënë jashtë dhe janë marr lojtar shkaku që trajnerin e kanë selektor, një sezon i plot na i çon krejt huq. 
Nuk guxojmë të flasim publikisht, jemi të rinj dhe na dënojnë!

Dikush duhet të ngritë zërin, të verifikohen listat. Jemi lanë jashtë lojtar që jemi në top formë e kemi pas 25-30 lojë të luajtura, janë marrë lojtar me 7-8 lojë ketë sezon. Mundim po na e hedhin poshtë”, thotë një hendbollist i talentuar në kushte anonime. 

Persona kompetentët që janë në FHK-së, duhet të shikojnë në tërësi dhe të verifikojnë listën, nëse vërtet është kështu siç thotë ky talent, të merren në përgjegjësi trajnerët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me hendbollisten e talentuar Verona Muhaxheri, një talente e madhe, e cila u la jashtë me apo pa qëllim!

Pas shkrimi në gazetën “Bota sot”, ajo tani është përfshi në kamp dhe u përmirësua gabimi!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjendet trupi i 14 vjeçarit i cili u mbyt dje në liqenin e Berovës

Story i radhës

Disa shprehje për dashurinë ndaj vetes, të cilat do të të mbushin me pozitivitet

Të fundit nga