Gjendet e pajetë një e re poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës

August 2, 2023
1 minut lexim

Një e re, rreth moshës 20-30 vjeçe është gjetur e pajetë poshtë urës së ‘Dajlanit’ në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkaWeb viktima dyshohet si përdoruese e drogës dhe prostitucion. Sakaq po bëhet ekzaminimi ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KDI: Kuvendi përmbushi vetëm 13 për qind të planit legjislativ 2023

Story i radhës

Maqedonia e Veriut me normën më të lartë të inflacionit në rajon

Të fundit nga

ShkoLartë