Gjenden dy dokumente të tjera të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë në pronën e Donald Trump

December 8, 2022
min lexim

Një ekip ligjor, i ngarkuar nga ish-presidenti Donald Trump me detyrën për të kërkuar dokumente të tjera që i takojnë Shtëpisë së Bardhë, gjeti të paktën dy të tilla, të shënuara si të klasifikuara, në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës.

Njoftimi u bë të mërkurën nga një person në dijeni me këtë çështje, i cili tha gjithashtu se ekipi ligjor kontrolloi katër objekte në pronësi të ish-presidentit.

Një gjykatës federal u kishte kërkuar avokatëve të zotit Trump, të kërkonin për materiale të tjera të klasifikuara, që mund të ishin ende në posedim të tij. Dokumentet u gjetën në një dhomë që përdoret për magazinim.

Departamenti i Drejtësisë po zhvillon hetime mbi mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare, nga ana e ish-presidentit, pas largimit nga detyra në janar të vitit 2021.

Zoti Trump, i cili muajin e kaluar nisi fushatën presidenciale për vitin 2024, ka mohuar të ketë shkelur ligjin. Ai ka thënë, por pa ofruar asnjë prove, se hetimi është një sulm politik ndaj tij.

Gjatë një kontrolli më 8 gusht në rezidencën e ish-presidentit në Mar-a-Lago agjentët e FBI-së sekuestruan me mijëra dokumente, rreth 100 prej të cilave të shënuara si të klasifikuara.

Prokurorët po hetojnë gjithashtu nëse zoti Trump apo anëtarë të ekipit të tij ligjor kanë bërë përpjekje për të penguar struktuarat ligjzbatuese në mbledhjen e informacionit mbi procesin hetimor gjatë kontrollit të FBI-së më 8 gusht. Zyrtarët kanë thënë se ka ende dokumente të klasifikuara që mungojnë.

Muajin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi Jack Smith, në detyrën e prokurorit të posaçëm për të mbikëqyrur procesin e hetimor mbi çështjen e dokumenteve zyrtare, si dhe një tjetër hetim që synon të hedhë dritë mbi përpjekjet e dyshuara të zoti Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020-s.

“Presidenti Trump dhe avokati i tij vazhdon të jenë bashkëpunues dhe transparent, pavarësisht sulmit të paprecedentë, të paligjshëm, të pajustifikuar e politik kundër Presidentit Trump dhe familjes së tij nga Departamenti i Drejtësisë”, tha zëdhënësi i zotit Trump, Steven Cheung.

Zoti Garland emëroi zotin Smith si prokuror të posaçëm për të siguruar një proces hetimi të pavarur nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili mund të përballet sërish me zotin Trump në zgjedhjet e vitit 2024.

Së fundmi zoti Trump është përballur me një sërë problemesh ligjore, mes tyre një vendim i gjykatës së Nju Jorkut që e shpalli të martën kompaninë e tij, fajtore për mashtrim me taksat./ Zëri i Amerikës

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Bëhet i gjallë’ Lulzim Basha, ja çfarë njofton

Story i radhës

Ju kanë ngrirë xhamat e makinës? Ky truk mund t’ju ndihmojë t’i shkrini

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë