Ju kanë ngrirë xhamat e makinës? Ky truk mund t’ju ndihmojë t’i shkrini

Temperaturat e ulëta janë arsyeja pse shoferët në TikTok diskutojnë për mënyrën më të mirë të shkrirjes së xhamit të përparmë, e një TikTokere e ka shpërndarë një video që është bërë virale.

Ky “truk” është shumë i thjeshtë dhe nuk kërkon diçka speciale, madje as të dilni nga vetura, kurse të gjithë janë habitur me të.

“Këtë video e bëjë çdo vit. Kur xhami i juaj i përparmë është ngrirë, gjithqysh ulni mbrojtëset kundër rreze të diellit, në mënyrë që ajri i nxehtë që del nga klima të shkojë direkt në xham dhe të shkrihet më shpejt”, dëgjohet duke thënë ajo, si një këshillë për të gjithë shoferët e në veçanti për ata që kanë më pak përvojë.

Videoja ka marrë 3.7 milionë shikime dhe mbi 276 mijë pëlqime, e TikTokerët ishin shumë të kënaqur me efektin e këtij veprimi.

“Pas 32 viteve e mësova këtë”, tha një përdorues i këtij rrjeti sociale, derisa një tjetër pranoi se “gjatë 48 viteve përvojë si shofer, kurrë nuk kishte parë diçka të tillë”.

@saraedeutsch Teen drivers need to know this! Frozen windshield are about to be a thing with all the cold and snow #winter #buffalosnowstorm #winterweather #snow #teendriver ♬ original sound – Sara Deutsch

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjenden dy dokumente të tjera të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë në pronën e Donald Trump

Story i radhës

EMRI/ U kap me snajper dhe shotgan, ky është shtetasi që u arrestua në Portin e Durrësit

Të fundit nga