Gjekmarkaj për hetimin e Inceneratorëve: Dëshmitarët, belbezojnë, skuqen, zverdhen!

February 22, 2022
1 minut lexim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekamrkaj, ka bërë një analizë të punës së Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Ai shkruan se daljet televizive pa regji të zyrtarëve më të lartë të shtetit ka bërë që “mbreti dhe oborri të dalin lakuriq” përpara të vërtetës.

Gjekmarkaj shkruan gjithashtu se dhënia e llogarisë përpara komisionit ka bërë që zyrtarët të skuqen e zverdhen pasi kanë dalë zbuluar në aferën e tyre korruptive.

Sulmet ndaj kryetares së komisionit, Jorida Tabaku, nënkryetari i PD-së i cilëson si dëshmi të panikut që personat e thirrur në komision kanë për përgjegjësinë në lidhje me këtë aferë.

REAGIMI

Komisioni per aferen e inceneratoreve është duke terhequr gjithnjë e me shumë vemendjen e publikut. Tashmë seancat e tij ndiqen live me kuriozitet per disa arsye:

Prezantimi i zyrtareve më të larte të shtetit në një dalje televizive pa regji qendrore ka nxjerre zbuluar rrenat që transmetohen me kasetat e gatshme të propagandes së Rilindjes. Mbreti dhe oborri janë lakuriq.

Ata që shfaqen në edicionet e lajmeve apo programe televizive me arrogance, duke i ikur thelbit dhe duke u marre me detaje të parendesishme apo sulme personale ! Perpara komisionit kane dalę zbuluar dhe janë djersitur seriozisht ! Belbezojnë, skuqen, zverdhen, zalisen dhe gjuha u behet si e mberthyer me gozhde. Ndonjë ngjan si imitim i vetvetes me dyll.

Duke dhene llogari me hall të madh se besonin që kjo ditë nuk do vijë kurrë , nuk ndihen rehat. Shume  të nervozuar shfaqen  qerratusherit per faktin se hajduteria nuk mund të fshihet pa fund. Ajo duke e embel po kur zbulohet të merr fytyren dhe lirinë.

Per here të pare pas shume kohesh nuk ka me retorike politike por llogaridhenie. Nuk ka analiza nga analiste qe informohen nga google, por deshmi dhe investigime nga gazetare te vertete. Sa mirë që në Shqiperi ka ënde të tille.

Sulmet pa fré e pa cipë ndaj kryetares se ketij komisioni Zonjes Jorida Tabaku jane qartas deshmi qe të akuzuarit janë në panik per pergjegjesine që kanë para ligjit dhe një shoqeri të vjedhur e të sunduar per ta grabitur. Zonja Tabaku me qendrese të admirueshme qytetare e politike meriton mirnjohje. Ajo i ka bërë një sherbim vendit sebashku me koleget e tjerë të opozites anetar të ketij komisioni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Emri i madh i sportit shokon: Gjëja më e mirë? Vdekja e nënës sime

Story i radhës

SPERTK e njofton BSPK-në me sfidat, me të cilat po përballet mediumi publik

Të fundit nga

ShkoLartë