Emri i madh i sportit shokon: Gjëja më e mirë? Vdekja e nënës sime

Legjenda e boksit botëror, Mike Tyson, ka treguar se ka pasur probleme në fëmijërinë e tij.

Ai më së shumti ka shokuar me deklaratën e tij, ku e ka quajtur vdekjen e mamasë së tij si gjënë më të mirë që i ka ndodhur në jetë.

“Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është vdekja e mamasë time, sepse ajo do të më trajtonte si një bebe. Nëse ajo do të ishte gjallë, unë kurrë nuk do të merrja pjesë në sherret e rrugës, nuk do të mund të mbroja veten”, ishin fjalët e Tajsonit.

Nëna e legjendës së boksit, Lorna Tyson, vdiq nga kanceri në vitin 1982, kur Mike ishte vetëm 16 vjeç dhe tre vite para se ai të bëhej një boksier profesionist.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë kuptimi ka 22/02/2022 në numerologji: Çfarë të prisni nga data e rrallë

Story i radhës

Gjekmarkaj për hetimin e Inceneratorëve: Dëshmitarët, belbezojnë, skuqen, zverdhen!

Të fundit nga