Euroambasadori Dejvid Gir e dënoi deklaratën e eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski lidhur me pretendimet territoriale dhe e vlerësoi si të papranueshme.
Lidhur me deklaratat e paradokohshme të eurodeputetit Xhambaski për pretendimet territoriale, ambasadori Gir përkujtoi se edhe Parlamenti Evropian dhe MPJ-ja bullgare u distancuan nga këto deklarata. Ai nënvizoi se pohimet e tilla nuk e përfaqësojnë dhe nuk mund ta përfaqësojnë BE-në.
Për vërejtjet e djeshme ndaj presidentit Pendarovski, të cilët mund të intepretohen si kërcënim, ambasadori Gir tha se kjo absolutisht nuk e përfaqëson qëndrimin e BE-së.
“Kjo nuk i shpreh vlerat, në të cilat u themelua BE-ja. E papranueshme është që një person publik të japë vërejtje të tilla për cilindo, e jo më për shef të zgjedhur në mënyrë demokratike të shtetit të një shteti sovran”, thuhet në deklaratën me shkrim të euroambasadorit Gir.