Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Amer Kapetanoviqin për postin në krye të RCC-së në Sarajevë.
Në një postim në Twitter, ajo shprehet se:
“Kosova do të vazhdojë kontributin e saj të fuqishëm në bashkëpunimin rajonal dhe angazhimin tonë për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s, pasi rajoni ynë është pjesë e Evropës dhe Perëndimit”.
Kapetanoviq, diplomat me përvojë me më shumë se 25 vjet, zyrtarisht mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që nga 1 janari 2025.
Burimi: botasot.info