gervalla sundimi i ligjit forcon republiken dhe besimin ne institucione 6a2aa0b46edfb

Gërvalla: Sundimi i ligjit forcon Republikën dhe besimin në institucione

June 11, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe forcimit të sistemit të drejtësisë gjatë një vizite në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla bëri të ditur se gjatë takimit me Kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj dhe ekipin e saj, është diskutuar për funksionimin institucional të sistemit prokurorial, si dhe sfidat në garantimin e efikasitetit dhe koordinimit në trajtimin e lëndëve.

Ajo theksoi se pakoja prej pesë ligjeve, së bashku me funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin e vetingut, përbëjnë bazën kryesore për forcimin e integritetit dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas Gërvallës, bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional është thelbësor për rritjen e efikasitetit dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit.

“Fuqia e shtetit nuk matet me fjalë, por me aftësinë për ta bërë ligjin të vlejë njësoj për secilin. Aty ku drejtësia vepron pa kompromis, Republika bëhet më e fortë, institucionet më të besueshme dhe liria e qytetarëve më e sigurt”, ka shkruar ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

718992678 1721122832231316 721083963692971989 n 1920x1280 1
Lajmi i mëparshëm

Në kopertinën e “Kosovares”, historia frymëzuese e Jetlira Zyfit dhe “Medical Hills”

dita e 12 te mijera qytetare mblidhen serish sot para kryeministrise per rrezimin e qeverise rama 6a2aa1311b93f
Lajmi i radhës

Dita e 12-të, mijëra qytetarë mblidhen sërish sot para Kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë Rama

Të fundit nga

ShkoLartë