Gërvalla iu kundërpërgjigjet kërcënimeve serbe për bllokim në pikat kufitare

1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar se me homologun e saj turk, Hakan Fidan, ka folur për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ajo tha se në kohën kur ka kërcënime të Serbisë ndaj Kosovës, roli i Turqisë dhe NATO-s është i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin.

“Kosova mbetet e përkushtuar për partneritetin e saj me NATO-n dhe forcimin e pranisë së saj në vendin tonë si garanci e mbrojtjes dhe paqes në rajon.

Ne shohim Serbinë si një rrezik për stabilitetin rajonal, kërcënimet për bllokimet sot të pikave kufitare janë vetëm dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste, por edhe veprimeve konkrete provokuese dhe destabilizuese të Serbisë të cilat shkojnë përtej kërcënimeve verbale.

Sovraniteti i Kosovës nuk është i diskutueshëm, jemi të vendosur që bashkë me aleatët dhe partnerët tanë, përfshirë Turqinë të vazhdojmë të ruajmë dhe forcojmë paqen në Kosovë dhe më gjerë”, tha Gërvalla,

Story i mëparshëm

Adelina Ismaili reagon pas takimit të kryeministrit Kurti me Enver Petrovcin

Story i radhës

Aksident i frikshëm në Durrës/ Shoferja humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në kanalin e ujërave të zeza

Të fundit nga