“Gazzetta dello Sport” zbulon të ardhmen e Kristjan Asllanit

November 2, 2022
1 minut lexim

Kristjan Asllani luajti 90 minuta nw sfidwn ndaj Bajernit dhe ishte ndër më të mirët tek Interit.

Kjo, sipas vlerësimeve të mediave dhe faqeve të specializuara të statistikave. Sipas “Gazzetta dello Sport”, përkundër thashethemeve se 20-vjeçari kërkon huazimin diku tjetër, në kërkim të më shumë kohe lojë, ai është i lumtur të qëndrojë te zikaltrit.

Asllani nuk ka pasur shumë rol në formacionin startues të Interit, që kur mbërriti nga Empoli gjatë afatit kalimtar të verës. Shqiptari ka bërë dy startime për zikaltrit, kundër Romës dhe Sassuolo në Serie A, shoqëruar me disa paraqitje nga pankina.

Mbrëmë, në një ndeshje pa llogari pikësh, sepse të dyja skuadrat ishin kualifikuar në 16-she të Ligës së Kampionëve, luajti nga fillimi dhe me kohë të plotë, edhe pse të tijtë u mundën 2-0 në “Allianz Arena”.

U shfaqën thashetheme se Asllani mund të kërkonte një klub të ri për të luajtur më shumë, ndoshta në formë huazimi që në merkaton e janarit. Megjithatë, sipas “Gazzetta”, në fakt nuk është kështu.

Asllani mbetet i lumtur që do të qëndrojë tek Interi, ndërkohë që vazhdon të ketë besimin e plotë të të gjithë stafit teknik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

10 pedagogë nisin sot grevën e urisë, asnjë reagim nga qeveria

Story i radhës

Pse janë të zhgënjyer dhe të shqetësuar miqtë tanë amerikanë se qeveria e Kosovës nuk e pranojë kërkesën e tyre për shtyrje të afatit për targat ilegale serbe për 10 muaj..!?

Të fundit nga

ShkoLartë