Gazetarja zbulon detaje nga vrasja e Menduh Kurt-Dedës: Urdhrin e dha Marjeta! Vendosi ta eliminonte e digjte kur…

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Me Zemër të Hapur”, Evis Ahmeti, ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë e zbuluar në Tiranë, ku për 1 borxh 1 milionë lekë shtetasja Marjeta Karaj, së bashku me të birin dhe një person tjetër organizuan vrasjen e Menduh Shaban Kurt-Dedës.

E ftuar në emisionin “Open” në News24, Ahmeti deklaroi se urdhri për vrasjen e 61-vjeçarit është dhënë nga Marjeta Karaj, ndërsa është ekzekutuar nga djali i saj dhe shoku i tij.

Sa i përket jetës së organizatores së krimit, ajo tha se përpara se të krijonte shoqatën e saj, Marjeta punonte si vullnetare në disa OJF ku kishte krijuar lidhje intime me disa persona, mes tyre edhe Faik Stojna.

“Marjeta Karai ka qenë urdhëruese e krimit ndërsa ekzekutimi është bërë nga i biri. E kanë gjetur në një lokal duke konsumuar alkool, pasi kishin kohë që e kërkonin. Djali ka telefonuar nënën dhe i bëri me dije se e ka gjetur. më pas e çuan në një karburant në Allias ku e kanë dhunuar. mënyra tallëse e sjelljes së tij ka bërë që Marjeta të jepte urdhrin për vrasjen e tij. Në të njëjtin karburant djali dhe shoku i tij kanë blerë dy shishe benzinë të cilat janë përdorur më pas djegien e trupit.

Marjeta është urdhëruesja por këtë gjë e ka të përsëritur. Ka qenë vullnetare në disa OJF derisa krijoi një shoqatë vetë, por flitet që si vullnetare kishte krijuar lidhje me persona të tjerë, një ndër të cilët Faiku, i cili në kohën e pandemisë është dhunuar nga persona të futur nga Marjeta sa i kanë thyer edhe këmbët, më pas ka marrë guximin ta denoncojë. Marjeta e kërcënonte.

Kam komunikuar me zotin Faik, ai për momentin është i terrorizuar dhe ka deklaruar se do falsë në një moment të dytë.

Faik Stojna e dinte mënyrën se si ishte ekzekutuar 61 vjeçari dhe Marjeta i kishte thënë që nëse më kërkon borxhin prej 20 mln lekëve do kesh fatin e tij, ndaj ishte i frikësuar.

Të dy djemtë e Marjetës jetojnë në Itali por Besmiri jeton mes Italisë e Shqipërisë sepse vjen shpesh dhe ka një lidhje shumë të ngushtë me të ëmën.

Në lidhje me djalin tjetër kam rezervat e mia, flitet nga rrethi që bashkëshortin e kishte bashkëshortin e dytë dhe bashkëjetuar edhe me të tjerë. Marjeta me Kurtdedën kanë jetuar në qendër të Sarandës për dy vite.

Njihej si person që merrte borxhe e nuk i kthente, Marjeta dikur ishte sekretarja e tij”, ka deklaruar Ahmetaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Carabao Cup: Ekipet e Premier Ligës nuk befasojnë, Newcastle eliminon Bournemouthin

Story i radhës

Termi cinik normalizimi si propagandë Sovjetike

Të fundit nga