Gazetarja përplaset me Niko Peleshin/ “Keni apo jo helikopterë, se po na fyeni…?”

June 7, 2022
min lexim

Çështja e mungesës së helikopterëve për fikjen e zjarreve në Sazan, ka sjellë debate të ashpra në emisionin ‘Open’ në News 24. Duke qenë se u desh ndërhyja me avion nga Greqia për të shuar flakët, gazetarja Klodiana Lala e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin nëse Shqipëria ka apo ajo helikopterë për të shuar zjarret. Në përgjigjen e tij ministri tha se  se 3 nga 4 helikopterët janë në servis jashtë vendit.

Pasi gazetarja Klodiana Lala insistoi që të merrte një përgjigje nëse kishte apo jo Shqipëria një helikopter për shuarjen e flakëve, kjo shkaktoi irritim te ministri.

DEBATI

Lala: Po na fyeni inteligjencën, keni apo jo helikopterë? Kaq përgjigje duam.

Peleshi: S’përgjigjem nëse s’më lë të përgjigjem. Sikur se kuptoj se çfarë po më pyet. S’mund ta ketë përgjigjen nëse s’më lë të përgjigjem. Ne kemi 4 helikopterë që nuk janë helikopter për hedhje uji nga arji, por janë helikopter ushtarakë për të hedhur ujë sa për të vendosur kova të tilla. Janë helikopter që nuk përdoren për këto emergjenca. Por jo për emergjencat, pikat e zjarreve. Ka një të vërtetë të madhe dhe të trishtueshëm se 3 nga 4 helikopterët tanë janë në kontrata mirëmbajtjesh që zgjaten dhe zgjaten se në Shqipëri ne nuk kemi mundësi dot, operatorë që bëjnë servisin e këtyre helikopterëve. Flota jonë ajrore ka disa dhejtra helikopter. Jemi të detyruar që t’i kontraktojmë ata jashtë.

Lala: Për sa kohë janë në servise?

Peleshi: Jam akoma te presja, skam vënë pikën. Helikopterët janë 3 nga ata janë në servis, në mirëmbajtje. nëse ndonjë thotë se është herezi që janë në servis, nuk shoh çudi. Çuarja e tyre në Itali apo Poloni, kthimi i tyre mbrapsht, apo në momentet e kontrolleve periodike, këto janë probleme që i ka çdo vend Por çfarë kemi bërë ne për të marrë masa. Të gjitha vendet edhe ato më të zhvilluara se ne, që me buxhetin e mbrojtjes nuk i mbulon dot nevojat e veta. Kemi parë listën e avionëve të kontraktuar me qira nga vende të ndryshme. Mekanizmi i vendeve për të përballuar nevojat, është mekanizmi europian i mbrojtjes civile. Jemi në rrugë të mbarë. Pa qenë anëtarë jemi përfitues…

Lala: Komisionerët nuk shërbejnë për të fikur zjarret.

Peleshi:Ata fikin zjarret se shtrojnë çështjet. është një përqindje e vogël e Sazanit që është djegur, nuk është djegur gjithë Shqipëria. Ju thoni se ministri duhej të ndërpriste takimin jashtë.. të lutem tani. Nuk është çështje e një helikopteri . Një helikopter që do të ngrihej, s’do të bënte punë. Ai që u ngrit sot ishte avion Canadair CL 415, 50 mln euro. se kemi mundësinë që të bëjmë një të tillë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kashtanjeva nënshkruan edhe për një vit me Ferizajn

Story i radhës

Heard s’ka para për të paguar dëmshpërblimin e Depp?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë