Gazetari argjentinas, Pablo Giralt, ka shpërthyer në lot teksa po e intervistonte legjendën e futbollit, Lionel Messi.
Giralt po e intervistonte yllin e Paris Saint-Germainit për mediumin latin, DirectTV Sports, kur nuk mundi t’u rezistojë emocioneve të forta.
“Kam ëndërruar tërë jetën time, por kurrë nuk kam menduar që do të isha mjaftueshëm me fat që të shoqëroj me tregimin tim, me dashurinë time. Të falënderoj nga zemra!”, i thotë gazetari, Messit.
Në anën tjetër, ish-kapiteni i Barcelonës sillet me përzemërsi në ato momente, duke i ndenjur afër dhe me konsideratë ndaj tij.
“Faleminderit shumë. Jam shumë i ngazëllyer që depërtoj te njerëzit kësisoj. Ka shumë njerëz në Argjentinë ose në botë në përgjithësi të cilët gjithmonë më përkrahin, më admirojnë, për shkak të futbollit dhe për shkak të tij që jam si njeri”, i është përgjigjur Messi.
“Jam mirënjohës për këtë afeksion”.