InShot 20260604 221918652 scaled

Gazetari Mirlind Behluli: Pas tri dekadash pritje, me VLEN-in nis realizimi i vizionit shqiptar për Shkupin

June 4, 2026
1 minut lexim

“Pas 30 vitesh, kjo dëshirë në një masë të madhe nisi të realizohet”, ka vlerësuar gazetari nga Prishtina Mirlind Behluli, duke komentuar hapjen e Panairit të Librit në gjuhën shqipe në Sheshin Skënderbeu në Shkup.

Sipas Mirlind Behlulit ky është një hap konkret drejt realizimit të vizionit që intelektualët shqiptarë e kishin artikuluar dekada më parë për rolin e shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Behluli rikujton se në qershor të vitit 1996, publicisti dhe veprimtari i njohur Xhemail Mustafa, duke shkruar për manifestimin “Ditët e Naimit”, kishte theksuar nevojën që shqiptarët të krijonin kushtet që Shkupi të bëhej qendër politike, administrative, universitare dhe kulturore edhe e shqiptarëve.

Sipas Mustafës, shqiptarët duhej ta demonstronin praninë e tyre kulturore në Shkup, si kryeqytet i vendit dhe vendi ku duhej të artikulohej kërkesa për barazi dhe shtetformësi.

Behluli vlerëson se organizimi i Panairit të Librit në gjuhën shqipe në Sheshin Skënderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit përbën një dëshmi se kjo aspiratë historike po merr formë konkrete, veçanërisht tani kur VLEN është pjesë e qeverisë.

InShot 20260604 221918652 scaled

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

incident midis azilkerkuesve turq ne qendren e pritjes ne vizbeg 6a21dc4fb3642
Lajmi i mëparshëm

Incident midis azilkërkuesve turq në qendrën e pritjes në Vizbeg

hapet muzeu eksodi 99 ne prishtine rrefime te gjalla te debimit masiv te shqiptareve te kosoves 6a21f2ea9a44d
Lajmi i radhës

Hapet muzeu “Eksodi ’99” në Prishtinë: rrëfime të gjalla të dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë