Gennaro Gattuso do të provojë aventurën e parë si trajner në La Liga. Ish-mesfushori i Milanit ka firmosur për dy vite me klubin e Valencias. Italiani tha fjalët e para si trajner i Valencias, duke bërë një premtim edhe për tifozët.
“Është hera e parë që shoh Valencian dhe stadiumin ‘Mestalla’. Është krenari dhe nder të jesh trajner i këtij ekipi dhe të jesh në këtë klub. Faleminderit presidentit Peter Lim dhe drejtuesve që më dhanë këtë mundësi.
Shpresoj të punojmë mirë. Kemi një detyrë të vështirë, por unë dhe stafi im nuk kemi frikë. Për mua skuadra nuk përbëhet nga 24-25 lojtarë, por nga 55-60 persona që punojnë me ne, të gjithë së bashku.
Kemi respekt për të gjithë, por frikë për asnjë, ky është mentaliteti im. Mbrojtja ka pësuar shumë gola? Nëse shënojmë 80-85 gola dhe pësojmë 50, do të thotë që diferenca është +35 gola.
Nëse shënojmë 50 dhe pësojmë po kaq, atëherë i bie të jemi 0-0. Mua më pëlqen të zhvilloj një futboll ku komandoj lojën dhe qarkulloj topin poshtë. Nëse pësojmë shumë gola, ne duhet të shënojmë të paktën 30-35% më shumë.
Objektivat? Duam të luajmë një futboll të bukur dhe agresiv, duam t’i bëjmë të lumtur të gjithë tifozët tanë. Nuk kam luajtur kurrë si lojtar në këtë stadium, por e di sa e vështirë është të luash këtu.
Është një stadium që i shkakton shumë presion ekipit kundërshtar. Do të punojmë me intensitet të madh, do të bëjmë sakrifica dhe do të djersitim fanellën.
Ne duam të përforcojmë ndjenjën e përkatësisë: të kujtojmë se çfarë kemi qenë, nuk duhet të harrojmë që mbajmë veshur një fanellë të mbushur me histori që duhet respektuar“, theksoi Ringhio.