Skuadra e Chelseat është gati që të vendos një rekord të ri në botë. Behet fjalë për qendërmbrojtësin e Lester Sitit, Uesli Fofana.
Skuadra londineze ka gati një ofertë drejtuar ekipit të Lesterit, që do ta bëjnë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Mbrojtësi 21- vjeçar do t’i kushtojë Chelseat minimalisht 100 milionë euro, nëse klubi i “Bluve” e dëshirojnë me çdo kusht.
Fofana është njëri ndër lojtarët më të mirë në kampionatin anglez të futbollit. Lesteri është i vendosur të mos e lerë lojtarin të largohet. Nëse realizohet transferimi, Fontana do të jetë mbrojtësi me shifrën më të lartë në historinë e futbollit..