Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi,intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin “Na prva” në MTV 1!
Afrim Gashi, ka sqaruar para opinionit se opozita po e keqpërdorë të drejtën ndërhyrjes procedurale.
“ Në kohët e fundit, opozita dëshiron që ta shfrytëzoj ose ta keqpërdorë të drejtën e ndërhyrjes procedurale. E cila dihet, në Rregullore është e përshkruar me përgjegjësi ndaj Koordinatorit, zëvendës Koordinatorit ose deputet që nuk është i organizuar në grup deputetësh që të ketë mundësi të marr fjalën dhe të thotë e të rrëfejë ndaj Kryetarit ose shërbimeve nëse ato mendojnë se diku është shkelur procedura e udhëheqjes së seancës. Por, fatkeqësisht kjo gjë u shndërrua në instrument politik i cili po keqpërdoret. Do të duhet të gjejmë zgjidhje që atë ta mbërthejmë në kuptimin përmbajtësor të Rregullores. Ta shfrytëzojnë Koordinatorët gjithmonë kur duan ta tregojnë procedurën, por jo për të treguar qëndrime politike ose për bllokim seancash”, deklaroi Gashi.
Burimi: alfax.mk

