abdixhiku njofton rikthimin e ldk se ne diskutime me vv ne per institucione 6a6be2f344af9

Abdixhiku njofton rikthimin e LDK-së në diskutime me VV-në për institucione

July 31, 2026
1 minut lexim

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

Ai falënderoi delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për besimin e ri të dëshmuar ndaj udhëheqjes së tij.

“LDK, pas një pushimi të shkurtër, miratoi edhe një deklaratë dhe mori një vendim që ka të bëjë me gjendjen politike në Kosovë. Delegatët e këtij Kuvendi, me shumicë votash, mbështetën përpjekjen tonë për të siguruar stabilitet institucional në Kosovë dhe për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme, të katërtat me radhë”, tha ai.

“Prej këtij momenti, unë heq çështjen e pezullimit të diskutimeve dhe LDK-ja është e hapur të diskutojë për institucionet”, tha ai, teksa shtoi se fillimisht do të definohen parimet e përbashkëta me LVV-në, e më pas do të vijë koha për diskutimet rreth ndarjes së pozitave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi opozita po e keqperdore te drejten e nderhyrjes procedurale 6a6bcb299ee76
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Opozita po e keqpërdorë të drejtën e ndërhyrjes procedurale!

irina shayk ne nje romance te re supermodelja shihet prane yllit te nba se 6a6be49bf0184
Lajmi i radhës

Irina Shayk në një romancë të re? Supermodelja shihet pranë yllit të NBA-së

Të fundit nga

ShkoLartë